Ramadann-ex
 
  Faqja Kryesore
  Dergo nje mesazh
  Emra te gjinis Mashkullore
  Emra te gjinis Femrore
  Pejgamberi Muhamedi a.s
  Pejkamberi Ademi a.s
  Pejgamberi Idrisi a.s
  Pejgamberi Nuh a.s
  Pejgamberi Hud a.s
  Japim per Zotin
  Lexo per Fen Islame
  Besimi ne All-llah
  99 Emrat e allahut
  Gjumi
  Ilahi
  VOTO a ju pelqen wepi
  Ramadan
  Shoqata japim Japim per ZOTIN
  Sjellja Ne xhami
  Shkarko Ilahi
  Title of your new page
Gjumi



Gjumi----->1. Të mos e vonojë gjumin e tij pas faljes së namazit të jacisë pos për ndonjë nevojë të madhe, siç është rasti me studimin e ndonjë lënde apo gostinë e ndonjë musafiri, apo të shoqëruarit dhe të ndenjurit me bashkëshorten. Ebu Berze transmeton se Pejgamberi alejhis-selam e ka urrejtur fjetjen para namazit të jacisë dhe të biseduarit pas tij”. (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi).


2. Të bie të flejë me abdest, sipas hadithit: “Kur të kesh ndërmend fjetjen, merr abdest siç merr për namaz”. (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi).

3. Kur të bie të flejë le të shtrihet në anën e tij të djathtë dhe le ta mbështjell po atë anë. E më vonë, s'prish punë nëse kthehet në anën e tij të majtë.

4. Mos të shtrihet në bark gjatë të fjeturit, qoftë ditën apo natën, duke u bazuar në hadithin: “Vërtet ajo është një shtrirje të cilën e urren All-llahu i Lartmadhërishëm”. (Transmeton Ebu Davudi me sened sahih).


5. Ta lexon ajeti Kursijjen, dy ajetet e fundit të sures Bekare, suren Kulhuvell-llahu ehad dhe suret Felek dhe Nas, duke i patur parasysh burimet autentike të cilat nxisin për t'i lexuar.



6. Për fund le ta lexojë këtë dua: BISMIKELL-LLAHUMME VEDA'TU XHENBI VE BISMIKE ERFAUHU. ALL-LLAHUMME IN EMSEKTE NEFSI FEGFIR LEHA VE IN ERSELTEHA FAHFEDHHA BIMA TAHFEDHU BIHI IBADEKES SALIHIN. ALL-LLAHUMME INNI ESLEMTU NEFSI ILEJK VE FEVVEDTU EMRI ILEJK VE ELXHE'TU DHAHRI ILEJK, ESTAGFIRUKE VE ETUBU ILEJK. AMENTU BI KITABIKEL LEDHI ENZELT, VE BI NEBIJJIKEL-LEDHI ERSELT, FEGFIRLI MA KADDEMTU VE MA AHHART, VE MA ESRERTU VE MA A'LENT, VE MA ENTE A'LEMU BIHI MINNI ENTEL MUKADDIMU VE ENTEL MUEHHIR, LAILAHE IL-LA ENT, RABBI KINI ADHABEKE JEVME TEB'ATHU IBADEK.

(Në emrin Tënd, o All-llahu im shtrihem dhe në emrin Tënd ngrihem. O All-llah, nëse e merr shpirtin tim, fale ate, e nëse e kthen mbroje me atë me të cilën i mbron robërit e tu të mirë.
 
O All-llah, unë shpirtin tim ta kam dorëzuar Ty, çështjen time ta kam lënë Ty, trupin tim e kam strehuar te Ti, Ty të kërkoj falje dhe pendohem te Ti, i besoj librit Tënd të cilin e ke zbritur Ti, Pejgamberit Tënd të cilin e ke dërguar Ti, m'i fal mua mëkatet që i kam bërë dhe që do t'i bëjë; ato që i kam bërë fshehurazi dhe ato që i kam bërë haptazi, dhe ato që i di Ti më mirë se unë.

Ti je i përhershëm pa fillim dhe i përhershëm pa mbarim. Nuk ka zot tjetër pos Teje. O All-llah, më ruaj nga dënimi Yt, ditën kur do t'i ringjallish robërit Tu). (Transmetojnë Ebu Davudi e të tjerët me sened sahih).



7. Eshtë sunnet që nëse njeriu sillet gjatë natës të thotë: LA ILAHE IL-LALL-LLAHUL VAHIDUL KAHHAR, RABBIS-SEMAVATI VEL ERDI VE MA BEJNEHUMA AZIZUL GAFFAR.

(Nuk ka zot tjetër pos All-llahut, të Vetmit, Fuqiplotë. Zot i qiejve dhe i Tokës, dhe i gjithë asaj që gjendet mes tyre. Ai është i fuqishëm dhe falës). (E shënoi Hakimi dhe e bëri autentik. Me te u dakordua Dhehebiu).



8. Nëse gjatë natës trembet, trishtohet ose e kap ndonjë tmerr i madh, i preferohet atij që ta thotë këtë dua: EUDHU BI KELIMATIL-LAHIT-TAMMATI MIN GADABIHI VE IKABIHI VE SHERR-RRI IBADIHI, VE MIN HEMEZATISH-SHEJATIN, VE EN JAHDURUN.
 
(Kërkoj mbrojtje (strehim) me fjalët e plota të All-llahut, të më ruaj nga hidhërimi dhe dënimi i Tij, nga sherri i robërve të Tij dhe nga pështjellimet (hutitë) e shejtanit, dhe të më ruaj nga shoqërimi i tyre). (Transmeton Ebu Davudi. Hadithi është i vërtetë).



9. Të mbulohet me jorganin (mbulojën) e vet kur të flejë, sipas hadithit: “Kur dikush prej jush shkon për të fjetur le ta merr mbulojën e tij dhe le ta mbështjell për trupi. Pastaj le ta përmend All-llahun (le të thotë bismil-lahin) sepse ai nuk e di se ç'mund t'i ngjajë gjatë të fjeturit”. (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi).



10. Kur të zgjohet dhe para se të ngrihet nga shtrati, le të thotë: ELHAMDULIL-LAHIL-LEDHI AHJANA BA'DEMA EMATENA VE ILEJHIN-NUSHUR.
 (Falënderimi i qoftë All-llahut i cili na ngjalli pasi që na bëri të vdekur dhe te Ai është rikthimi). (Transmeton Buhariu).



11. Ta pastroj zemrën e tij nga çdo urrejtje që e ka ndaj çdo muslimani dhe ta parapërgatis vetveten për çdo fatkeqësi që mund t'i ndodhë nga njerëzit.


12. T'ia bëjë një llogari vetes dhe t'i shqyrtoj veprat dhe fjalët e kaluara.



13. Të nxitoj për të bërë teube nga çdo mëkat dhe të bëjë istigfar nga mëkatet e veprave që i ka bërë gjatë ditës

Ramadann-ex  
   
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free