Ramadann-ex
 
  Faqja Kryesore
  Dergo nje mesazh
  Emra te gjinis Mashkullore
  Emra te gjinis Femrore
  Pejgamberi Muhamedi a.s
  Pejkamberi Ademi a.s
  Pejgamberi Idrisi a.s
  Pejgamberi Nuh a.s
  Pejgamberi Hud a.s
  Japim per Zotin
  Lexo per Fen Islame
  Besimi ne All-llah
  99 Emrat e allahut
  Gjumi
  Ilahi
  VOTO a ju pelqen wepi
  Ramadan
  Shoqata japim Japim per ZOTIN
  Sjellja Ne xhami
  Shkarko Ilahi
  Title of your new page
Pejgamberi Idrisi a.s

Idrisi a.s            (paqja e Allahut qoftë mbi të!)

Allahu i Lartësuar thotë: "Dhe, përmende (o Muhammed!) në Libër (Kur'an) Idrisin! Ai ka qenë (njeri) shumë i sinqertë dhe Ferrëfyes, dhe Ne, e kemi ngritur atë në vend të lartë." (Merjem, 56-57)



Pra Allahu i Lartësuar e lavdëron Idrisin dhe i jep atij karakteristika të pejgamberisë dhe të sinqeritetit të madh. Ky është Hanuhi, të cilin e kemi përmendur tanimë. Ai është paraardhës i drejtpërdrejtë i të Dërguarit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!), siç e theksojnë shumë njohës të gjenealogjisë.[1]

Ky është i pari nga pasardhësit e Ademit, të cilëve, pas Ademit dhe Shithit, (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), u është dhënë pejgamberia.2[2]

Ibni Is'haku thotë se, ky është i pari që ka shkruar me pendë. E ka takuar Ademin dhe, në kohën e tij, ka jetuar 308 vjet. Disa njerëz mendojnë se në të mendohet në hadithin që e transmeton Muavije b. Hakem es-Sulemi, ne të cilin thuhet se i Dërguari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) ka qenë i pyetur mbi parashikimin (profecinë) me ndihmën e vijave në rërë, me ç'rast është përgjigjur: "Ka ekzistuar një Pejgamber, i cili ashtu i tërhiqte vijat në rërë, e vijat e të cilit qëllonin, ajo ishte ajo."

Shumë dijetarë nga fusha e tefsirit dhe të fikhut (dispozitave sheriatike) thonë se ai është i pari që është marrë me këtë, andaj e quajnë: Hurmusul-heramise (Profet mbi profetët), dhe për të flasin shumë të pavërteta, siç flasin për të Dërguarit, për njerëzit e ditur, për urtakët dhe për evliatë.

"Dhe Ne, e kemi ngritur atë në vend të lartë." Me këtë mendohet për atë që është transmetuar ne mënyrë autentike në koleksionet e Buhariut dhe të Muslimit, në hadithin mbi Isranë dhe Mi'raxhin, se i Dërguari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) e ka takuar atë në qiellin e katërt.

Ibni Xheriri thotë se ka dëgjuar nga Junusi, ky nga Abdul-a'lai, ky nga Ibën Vehbi, ky nga Xherir b. Hazimi, ky nga A'meshi, ky nga Shemre b. Atijji, e ky nga Hilal b. Jessafi, se ka thënë: "Ibni Abbasi, në praninë time, e ka pyetur Ka'bin: - çfarë mendohet me fjalët e të Lartmadhërishmit për Idrisin: "dhe Ne, e kemi ngritur atë në vend të lartë.", e ai është përgjigjur: - Allahu i ka shpallur Idrisit: - "Unë për çdo ditë do ta ngre gradën për aq sa meritojnë të gjithë bijtë e Ademit."

Me siguri mendohet për ata që kanë jetuar në kohën e tij, andaj dëshironte që të arrijë sa më shumë.

Atëherë i erdhi një engjëll, me të cilin ishte shok, e Idrisi i tha: - Allahu më ka shpallur këtë dhe këtë, bisedo për këtë me Engjëllin e vdekjes, në mënyrë që të bëjë sa më shumë vepra të mira! Ky e mori në krahët e vet dhe e ngriti në qiell. Kur arritën ne qiellin e katërt, i takoi Engjëlli i vdekjes, i cili pikërisht lëshohej poshtë. Kur ky engjëll i tregoi Engjëllit të vdekjes se ç'e kishte lutur Idrisi, Engjëlli i vdekjes tha: "E, ku është Idrisi." Ky u përgjigj: "Ja, këtu, në krahët e mi." Engjëlli i vdekjes tha: "Sa gjë e çuditshme! Jam dërguar që shpirtin e Idrisit ta pranoj në qiellin e katërt, andaj i bëja vetes pyetje: - Si do t'ia pranoj shpirtin në qiellin e katërt, kur ai është në Tokë?!" Dhe, kështu, aty ia pranoi shpirtin. Për këtë mendohet me fjalët e të Lartmadhërishmit: "dhe Ne, e kemi ngritur atënëvend të lartë." Këtë e shënon edhe Ibën Ebi Hatimi gjatë komentimit të këtij ajeti, vetëm qe tek ai qëndron se Idrisi i ka thënë engjëllit: "Pyete Engjellin e vdekjes edhe sa më ka mbetur gjer në vdekje?" Ky, derisa ende ishin se bashku, e ka pyetur: "Edhe sa i ka mbetur të jetojë?" Engjëlli i vdekjes është përgjigjur: "Nuk e di, përderisa nuk e shoh atë." Kur e pa, tha: "Je duke më pyetur për njeriun, të cilit nga jeta i ka mbetur vetëm edhe një çast." Kur ky engjëll shikoi nën krahët e vet ku ishte Idrisi, vërejti se, pa hetuar gjë, kishte dhënë shpirt." Mirëpo, këto janë israilijjate (hebraizma), ku ekzistojnë disa hollësi që nuk mund të pranohen dot.

Përkitazi me fjalët e të Lartmadhërishmit: "dhe Ne, e kemi ngritur atë në vend të lartë", Ibën Ebi Nuxhejhi thotë se, Muxhahidi ka thënë: "Idrisi është ngritur ashtu siç është ngritur edhe Isai, dhe nuk ka vdekur." Nëse me këtë mendon se ai ende nuk ka vdekur deri tani, kjo është kontestuese, e nëse ka menduar se është ngritur i gjallë në qiell, e aty lart ka dhënë shpirt, atëherë kjo nuk është në kundërshtim me atë që përmend Ka'b el-Ahbari. Allahu e di më së miri se si ka ndodhur kjo.

Përkitazi me fjalët e të Lartmadhërishmit: "dhe Ne, e kemi ngritur atë në vend të lartë", Aufi transmeton nga Ibni Abbasi: "Ai është ngritur në qiellin e gjashtë dhe aty ka vdekur." Të njëjtën gjë e thotë edhe Dahhaku.

Mirëpo, hadithi i Buhariut dhe i Muslimit është më autentik, e aty thuhet se ai është në qiellin e katërt; mendim të këtillë përfaqëson Muxhahidi dhe disa të tjerë.

Hasan el-Basriu, përkitazi me fjalët e të Lartmadhërishmit: "dhe Ne, e kemi ngritur atë në' vend të lartë", thotë se, me këtë mendohet në Xhenet. Disa thonë se ky është ngritur qysh gjatë jetës së babait të vet, Jerdit, djalit të Melailit. Allahu e di më së miri. Disa të tjerë thonë se Idrisi nuk ka qenë para Nuhit, por gjatë kohës së bijve të Israilit.

Buhariu thotë: "Nga Ibni Mesudi dhe nga Ibni Abbasi transmetohet se Iljasi, në realitet, është Idrisi. Për këtë gjejnë mbështetje në hadithin mbi Isra'në, të cilin e transmeton Zuhriu nga Enesi. Në të qëndron se derisa i Dërguari (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) kishte kaluar pranë tij, ai kishte thënë: "Mirë se erdhe vëlla i mirë dhe Pejgamber i mirë!", e nuk ka thënë ashtu si Ademi dhe Ibrahimi: "Mirë se erdhe Pejgamber i mirë dhe bir i mirë!" Ata thonë: "Sikur të ishte Idrisi paraardhës i tij i drejtpërdrejtë, atëherë do t'i drejtohej me fjalët sikurse edhe ata."[3]

Mirëpo, ky nuk është argument dhe nuk është e domosdoshme që të jetë kështu, meqë, ndoshta, transmetuesi nuk e ka mbajtur mirë në mënd tekstin e hadithit. Ndoshta, Idrisi i është drejtuar kështu për shkak të modestisë dhe përulësisë së tij, dhe nuk ka qenë e domosdoshme t'i përmendet thirrja e atësisë, sikurse edhe Ademit, babait të njerëzisë. Nga ana tjetër, Ibrahimi është quajtur mik i Allahut, ngase është i Dërguari më i pranuar dhe më i zgjedhur, ulul-'azm, pas Muhammedit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë

mbi të!).

Bekimi i Allahut qof të mbi të gjithë ata!



--------------------------------------------------------------------------------

[1] Gjenealogji — historia e prejardhjes së brezave te një fisi a të një familjeje njëri pas tjetrit, radha e brezave që e kanë prejardhjen nga një paraardhës i përbashkët; degë ndihmëse e historisë që studion vazhdimësinë e brezave te një fisi.



[2] Këtë ether (lajm, informatë) e ka shënuar Ibën Sa'di në Et-Tabekatul-kubra, përmes Hisham b. Muhamed es-Saib el-Kelbiut, ky nga babai i tij, ky nga Ebu Salihu, e ky nga Ibni Abbasi.



[3] Shënuar nga Ibni Asakiri në Tarihun e tij, 1/382 - Tehdhib. Këtë hadith e kemi cituar me sened, kur folëm për djalin e Ademit (paqja e Allahut qoftë mbi të!).

Ramadann-ex  
   
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free