Ramadann-ex
 
  Faqja Kryesore
  Dergo nje mesazh
  Emra te gjinis Mashkullore
  Emra te gjinis Femrore
  Pejgamberi Muhamedi a.s
  Pejkamberi Ademi a.s
  Pejgamberi Idrisi a.s
  Pejgamberi Nuh a.s
  Pejgamberi Hud a.s
  Japim per Zotin
  Lexo per Fen Islame
  Besimi ne All-llah
  99 Emrat e allahut
  Gjumi
  Ilahi
  VOTO a ju pelqen wepi
  Ramadan
  Shoqata japim Japim per ZOTIN
  Sjellja Ne xhami
  Shkarko Ilahi
  Title of your new page
Pejgamberi Muhamedi a.s
Content of the new pageMuhammedi a.s. në ditët e para të Pejgamberisë



Muhammedi a.s. në ditët e para të Pejgamberisë



Pejgamberin a.s., shpirtëpastër, me logjikë të shëndoshë, kur filloi t’iu afrohet të dyzetave, gjithnjë e më shumë filloi ta brejë injoranca e popullit të vet. Mundohej të gjejë ngushëllim shpirtëror për këtë. Qetësinë mundohej ta gjejë në vetmi, filloi të izolohej nga populli, të tërhiqej nga shoqëria e çoroditur, ngjitej në kodrën e lartë disa kilometra larg Ka’bes, atje thellohej në kontemplacion, meditonte rreth krijimit të qiejve dhe Tokës, duke qortuar kurejshitët, të cilët u ishin dhënë epsheve dhe jetës së shfrenuar, kishin lënë besimin e vërtetë dhe ishin dhënë pas adhurimit të idhujve, gjë që ishte e pakapshme për logjikën e shëndoshë. Muhamedi a.s. kalonte ditë të tëra ne vetmi në shpellën Hira. Kur i mbushi Muhamedi a.s. katërdhjet vjet, e dërgoi Zoti xh.sh. mëshirë për botrat, përgëzues për të gjithë njerëzit.

Fjalët e para që i zbritën nga Zoti xh.sh. ishin:

“Lexo, me emrin e Zotit tënd i cili krijoi (çdo gjë). Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës). Lexo! Se Zoti yt është më bujari! Ai që e mësoi (njeriun) të shkruaj me pendë. I mësoi njeriut atë që nuk dinte.” ( El - Alak, 1 – 5)

Muhamedi a.s. filloi ta zbatojë urdhërin e Zotit xh.sh., të thërrasë në adhurim në një Zot Fuqiplotë dhe t’i asgjësojë idhujt. Por, ftesa ka qenë e fshehtë nga frika që mos t’i befasojë Kurejshitët të cilët ishin këmbëngulës në shirkun dhe idhujtarinë e tyre, andaj Muhamedi a.s. nuk e publikoi ftesën në tubimet e mëdha të Kurejshitëve, dhe nuk i ftoi në besim përveç të afërmit e ngushtë ose ata që i njihte më heret. Të parët që e përqafuan fenë Islame ishin: Hadixhja, Aliu, Zejd iben Harithi, Ebu Bekri, Uthmani, etj.

Kontaktet e tyre me Pejgamberin a.s. ishin të fshehta. Kur arriti numri i besimtarëve në 30 burra dhe gra, Muhamedi a.s. zgjodhi për vendtubim shtëpinë e Erkam bin Erkamit. Në atë shtëpi ata merrnin udhëzime dhe mësonin. Numri i atyre të cilët e pranuan Islamin tani shtohet në 40 burra dhe gra, ku shumica prej tyre ishin të varfër dhe nuk kishin famë ndër Kurejshitët.

Lajmi për thirrjen në Islam edhe pse në fillet e para ishte individual dhe sekret, ai arrin të depërtojë në mesin e mushrikëve kurejsh të cilët filluan t’i frikësohen rritjes së numrit të besimtarëve dhe përkrahësve të Islamit. Më vonë zbret ajeti Kur’anor:

“Dhe tërhiqu vërejtjen farefisit tënd më të afërt” (Shura, 214)

Pas zbritjes së këtij ajeti, Pejgamberi a.s. një ditë prej ditësh hypi në kodrën Safa, i tuboi kurejshët dhe u tha: “Çka mendoni, sikur t’u kisha informuar se armiku është në luginë pas kësaj kodre e do t’ju sulmojë, a do të më kishit besuar”? Ata iu përgjigjën: “Po, sepse kurrë nuk kemi parë të rrejsh”. Atëherë Pejgamberi a.s. u tha: “Pra, me të vërtetë unë ua tërhjek vërejtjen për një ndëshkim të ashpër nëse nuk i bindeni All-llahut të Lartmadhëruar”. Sapo mbaroi bisedën, u ngrit Ebu Lehebi dhe duke e injoruar Muhammedin a.s. tha: “A për këtë na ke thirrur, hë tu thafshin duart!”. Kjo përbuzje dhe ky injorim që iu bë Muhammedit a.s. nga Ebu Lehebi dhe mushrikët tjerë, ishte shkak i zbritjes së sures Mesed.

Thirrja Islame e cila kishte karakter të reformizmit ideo-moral, shoqëror e individual, hasi në rezistencë serioze të mekasit. Islami kërkonte ndryshime në shoqërinë e tillë në të gjitha fushat e jetës njerëzore, prandaj edhe të shumtë ishin ata të cilët u ngritën në mënyra të ndryshme kundër Pejgamberit a.s. dhe rrugës në të cilën ftonte ai.

Të parët, që reaguan padyshim, ishin fanatikët arabë, të cilët duke mos e inkuadruar as të menduarit më të thjeshtë, u qëndronin besnikë idoleve dhe idhujtarisë. Të dytët ishin aristokratët, të cilët me keqardhje e pritën aktivitetin reformist të Muhamedit a.s.. Shoqëria mekase, e cila fund e krye ishte injoruese ndaj predikimeve të reja të Muhammedit a.s., udhëhiqej nga të pasurit, të cilët tërë atë pasuri e kishin arritur në kurriz të të tjerëve dhe në mënyrë të pandershme. Aplikimi i mësimit, të cilin e predikonte Muhamedi a.s. përjashtonte çdo mundësi të manipulimit me njerëz dhe pronë.

Të tretët ishin ata të cilët nuk e kontrollonin veten e ishin zhytur në amoralitet dhe korrupsion. Ata ishin duke i humbur edhe virtytet e fundit të moralit.

Të katërt ishin materialistët, sipas të cilëve jeta ishte vetëm e kësaj bote. Me vdekjen e njeriut, sipas bindjes së tyre mbaronte gjithçka.

Të pestët ishin paria, të cilët gëzonin autoritet të madh mes njerëzve. Ata vendosnin për çështjet me rëndësi dhe para tyre nuk guxonte kush të ngrejë zërin. Kështuqë ftesa që bënte Pejgamberi a.s. thërriste për barazi dhe të drejta mes njerëzve pa dallim kombi, race, gjuhe ata i pengonin Mushrikët kurejsh.

Edhe pse në fillim shumica nuk e pranuan fenë Islame, Pejgamberi a.s. vazhdoi misionin e tij. Mënyrat e ftesës së Muhamedit a.s. ishin të ndryshme. Ai kur i paraqitej ndonjë individi apo tubimi, së pari citonte disa verse nga Kur’ani, me zë përkëdhelës dhe entuziazëm, pastaj shkurtimisht i komentonte dhe në fund i ftonte dëgjuesit në besim. Poashtu filloi t’ju sqarojë njerëzve se këta idhuj i ka ndërtuar vetë dora e njeriut, ato nuk kanë mundësi t’i sjellin kurrfarë të mire vetvetes, e atëherë si kanë mundësi tu sjellin të mira njerëzve.

Idhujtarët u ndien të nënçmuar me ftesën-misionin e Muhamedit a.s. dhe vendosën që të marrin hapa që ta ndalojnë. U zgjodhën një grup prej tyre, u ankuan te Ebu Talibi dhe kërkuan që ta ndalojë ai Muhamedin a.s., mirëpo Ebu Talibi nuk e pranoi këtë detyrë.

Kur kurejshitët panë se Muhamedin a.s. nuk mund ta pengonte asgjë nga interpretimi i fesë së re dhe përhapjen e saj, filluan përsëri të mendojnë për mënyrën e pengimit të veprimtarisë së Pejgamberit a.s. dhe shokëve të tij. Ndër mënyrat dhe format e presionit dhe të propagandës që ushtronin mushrikët kurejsh kundër Muhammedit a.s. ishte edhe ironia, tallja, shpotia dhe përgënjeshtrimi të cilat ishin mjete të para të përdorimit kundër muslimanëve. Ata filluan t’i poshtërojnë muslimanët me emra fyese, kurse Resulull-llahun a.s. e akuzuan rëndë, duke thënë se është i çmendur.

Shtrembërimi i mësimit të Resulull-llahut a.s., shkaktimi i dyshimit, propagandimi i agjitacioneve të rrejshme, përhapja e fjalëve të pabaza rreth këtij mësimi dhe rreth personalitetit të Resulull-llahut a.s., duke e tepruar në të gjitha këto, kishin për qëllim që njerëzve mos t’u mbetet kohë të mendojnë për këtë fe.

E kundërshtonin Kur’anin me trillimet e popujve të lashtë që me këto t’i zbavisin njerëzit për t’i larguar nga mësimi i Kur’anit.

Orvatjet e mushrikëve kurejsh për të gjetur një mesatare të përbashkët mes Islamit dhe idhujtarisë kishte për qëllim që të arrihej një marrveshje mes dy palëve duke u tërhequr të dyja palët nga disa rite fetare.

Pastaj mushrikët kurejsh duke parë vendosmërinë e Muhammedit a.s. i afruan Atij pasuri, pozitë, vetëm që Muhamedi a.s. ta braktisë thirrjen në Islam dhe fyerjen e idhujve.

Kur e panë se kjo mënyrë e veprimtarisë së tyre nuk po sillte kurrfarë rezultati, u tubuan sërisht dhe formuan një komision prej 25 anëtarësh nga paria mekase. Kryetar u zgjodh Ebu Lehebi, xhaxhai i Resulull-llahut a.s.. Pas mendimeve dhe konsultimeve të shumta, ky grup njerëzish mori vendim definitiv kundër Resulull-llahut a.s. dhe shokëve të tij. Vendosën të mos kursejnë asgjë kundër Islamit. Vendosën ta torturojnë Resulull-llahun a.s. dhe të gjithë ata që e përqafuan Islamin, duke ushtruar ndaj tyre të gjitha trysnitë e mundimshme.

Si rast konkret të ushtrimit të masave të tyre po e përmendim Ebu Lehebin, i cili kishte të martuar dy bijtë e tij për dy bijat e Pejgamberit a.s. dhe urdhëroi që t’i ndajnë – shkurorëzojnë. I njëjti e ndiqte Muhamedin a.s. dhe publikisht e quante gënjeshtar. Po ashtu bashkëshortja e Ebu Lehebit Umu Xhemilja, vendoste ferra në vendet ku kalonte Muhamedi a.s., e në derën e Pejgamberit a.s. vendoste ndyrësira.

Kundërshtari më i rreptë i Muhammedit a.s., Ebu Xhehli tentoi që tia qesë shkëmbin mbi kokë gjersa ishte në sexhde Pejgamberi a.s. Në të njëjtën pozitë Ukbe bin ebi Muait ia qiti zorrët e deves mbi kokë të Dërguarit të Zotit a.s., kurse në një rast tjetër tentoi që t’ia zë frymën (duke e shtrënguar në fyt) me këmishë gjatë kryerjes së namazit rreth Ka’bes.

Umeje bin Halefi e torturoi shërbëtorin e tij Bilalin duke e shtrirë në vapën e shkretëtirës, duke i vendosur gurë të medhenj mbi trupin e tij dhe duke i thënë: “Kështu do të torturojë gjersa të vdesësh ose ta mohosh Muhammedin (si Pejgamber) dhe të adhurosh Latin dhe Uzanë”.

Ndërsa Amër bin Jasirin dhe dy prindërit e tij i kishte lidhur Ebu Xhehli në vapën e shkretëtirës në drunj që të vuajnë, vetëm pse kishin pranuar Islamin. Atij nuk i mjaftoi vetëm kjo por, ai pastaj e mbyti nënën e Amrit para syve të tij duke ia shpuar zemrën me hu, kurse babai i Amrit vdiq prej plagëve.

Pastaj Ebu Fukejheti u torturua nga pronari i tij Abdi-d-Dari, duke e lidhur prej këmbësh dhe e tërhiqnin zvarritur për tokë.

Mënyra tjetër për t’i larguar nga besimi Islam ishte dhe bojkotimi – izolimi i atyre qe e përkrahnin idenë e Muhamedit a.s. i cili zgjati tri vjet me radhë.

Analistët kanë radhitur disa faqe me emrat e personave të cilët e sulmonin Pejgamberin a.s. dhe muslimanët e parë. Në ato faqe janë përfshirë të gjitha familjet e njohura mekase. Është vështirë të kuptohet kjo kur e dimë se prej të gjitha atyre familjeve ka pasur muslimanë, të cilët ishin vëllezër, kushërinj po edhe bijtë e armiqëve të përbetuar të Islamit.

Ndër më të torturuarit ishte vetë Muhamedi a.s., po edhe shokët e tij nuk u kursyen nga mundimet e rrepta të idhujtarëve. Robërit, të cilët pranuan Islamin, ishin të pambrojtur, u torturuan pamëshirshëm sa që edhe u mbytën. E gjithë kjo që ndodhte, nuk e luhati Pejgamberin a.s. dhe shokët e tij që të largohen nga Islami. Ebu Talibit në një rast i erdhi delegacioni prej idhujtarëve që t’i ankohen për Muhamedin a.s.. Kur shkuan kurejshët, e thirri Muhamedin a.s. dhe i tha: “O djali i vëllait tim! Më kanë ardhur kurejshitët dhe më kanë kërcënuar. Më ruaj mua dhe veten dhe mos më ngarko me atë që nuk mund ta bëj!” Pejgamberi a.s. mendoi se axhës së tij i ka lindur ndonjë mendim që ta dorëzojë atë (Muhamedin a.s.) dhe se është dobësuar dhe nuk mund t’i ndihmojë që ta mbrojë. Pejgamberi i tha: “O xhaxhai im, betohem në Allahun se sikur të ma venë diellin në anën e djathtë dhe hënën në anën e majtë, me qëllim që ta lë këtë thirrje, nuk e lë derisa të na ndihmojë All-llahu ose të vdes për të”.

Nuk dihet saktë si reagoi Muhamedi a.s. ndaj kësaj padrejtësie, por mund të konkludojmë në bazë të ngjarjeve të cilat ndodhën disa vite më vonë: në luftën e Uhudit, viti i tretë hixhrij, Pejgamberi a.s. u plagos, shokët i propozuan që ta lusë Allahun xh. sh. që t’i dënojë armiqtë e tij; Muhamedi a.s. ngriti duart nga qielli dhe tha: “O Zot, udhëzoje popullin tim, se ata nuk dinë”. Rast konkret kemi kur Muhamedi a.s. kaloi pranë familjes së Jasirit dhe u tha: “Kini durim, o familje e Jasirit! Vendbanimi i juaj do të jetë xhenneti”. Duke i parë vuajtjet e mëdha që u sillnin idhujtarët besimtarëve, Muhamedi a.s. u propozoi atyre që të emigrojnë në Abesinij. Emigrimi i parë u bë në vitin e pestë pas shpalljes, ku emigruan 11 burra dhe 4 gra të cilët udhëtuan në këmbë gjerë në bregdet e pastaj me anije. Emigrimin e dytë e përbënin 83 ose 82 burra dhe 18 gra, të cilët qëndruan në Abesini gjer në vitin e shtatë të shpalljes. Në vitin e dhjetë pas shpalljes Muhamedi a.s. shkoi në Taif. Arsyeja ishte se, pasi i kishin vdekur dy mbrojtësit më të mirë të tij, Ebu Talibi dhe bashkëshortja e tij Hadixheja r. a., idhujtarët i shtuan torturat ndaj Muhamedit a.s.. Qëllimi i udhëtimit ishte që të gjejë vend më të përshtatshëm dhe përkrahje për da’ve. Jeta e Muhamedit a.s. dhe e besimtarëve në Mekë u vështirësua nga torturat e armiqëve të Islamit, mirëpo, kurrë nuk arritën që t’i largojë nga kjo vepër e shenjtë dhe rruga e vërtetë. Muhamedi a.s. i ndiqte grupet e ndryshme, të cilët arrinin në Mekë nëpër vendqëndrimet e tyre, shkonte dhe ua paraqiste të vërtetat e Islamit dhe kërkonte që ta dëshmojnë se nuk ka zot tjetër përveç All-llahut me qëllim që të shpëtojnë. Po ashtu, Pejgamberi a.s. iu drejtohej njerëzve duke u thënë: “A ka ndonjë i cili do të më çojë te populli i tij, sepse kurejshët më ndalojnë që t’i kumtojë fjalët e Zotit tim”. Thirrja e Pejgamberi a.s. ngjallte interesim te të pranishmit, tuboheshin rreth tij, por askush nuk kishte guxim që t’i përgjigjet thirrjes së tij. Haxhi ishte momenti më i përshtatshëm për thirrje. Pejgamberi a.s. hasi në një grup të cilët kishin ardhur prej Medine, ua paraqiti Islamin e ata e pranuan. Lajmi i Pejgamberit a.s. të pritur, ngjalli interesim në mesin e medinasve. Kjo bëri që vitin e ardhshëm të vijnë në Meke 12 të deleguar nga Medina. Kur u nisën medinasit të kthehen në Medine, Pejgamberi a.s. e dërgoi Mus’ab ibën Umerin me ta që t’ua mësojë parimet Islame dhe t’u prijë në namaz. Mus’ab ibën Umejri r.a. e kreu me sukses detyrën që i ishte besuar dhe vitin e ardhshëm erdhi bashkë me disa muslimanë të tjerë (73 vetë, në mesin e të cilëve, ishin edhe dy gra), dhe e bënë Beslidhjen e Dytë në Akabe, e cila ishte hap i parë i kalimit të muslimanëve të Mekës për në Medine. Kalimi i besimtarëve prej Mekës në Jethrib u bë ilegal, në mënyrë individuale ose në grupe të vogla, për arsye se idhujtarët vëzhgonin çdo lëvizje të muslimanëve dhe ndalonin emigrimin. Ka pasur raste që kanë emigruar haptazi sikur Umer bin Hatabi, Zubejr bin Avami, Uthman bin Afani etj. Pejgamberi a.s. doli nga shtëpia e vet natën e 27 të muajit sefer, të vitit 14 të pejgamberllëkut gjegjësisht 12/13. 09. 622, fshehurazi për arsye se paria e mushrikëve Kurejsh vendosën që ta mbysin Muhammedin a.s.
Ramadann-ex  
   
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free