Ramadann-ex
 
  Faqja Kryesore
  Dergo nje mesazh
  Emra te gjinis Mashkullore
  Emra te gjinis Femrore
  Pejgamberi Muhamedi a.s
  Pejkamberi Ademi a.s
  Pejgamberi Idrisi a.s
  Pejgamberi Nuh a.s
  Pejgamberi Hud a.s
  Japim per Zotin
  Lexo per Fen Islame
  Besimi ne All-llah
  99 Emrat e allahut
  Gjumi
  Ilahi
  VOTO a ju pelqen wepi
  Ramadan
  Shoqata japim Japim per ZOTIN
  Sjellja Ne xhami
  Shkarko Ilahi
  Title of your new page
Sjellja Ne xhami

sjellja ne xhami

Sjellja në xhami


1. Pastrimi i xhamisë nga ndytësirat, sipas hadithit: “Pështyerja në xhami është mëkat e kundërvajtja për te është të pastrohet ai vend”. (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)


2. Të mbrojturit e xhamisë nga erërat e këqija qofshin edhe prej gojës së atyre të cilët falen, sipas hadithit: “Kush han prej kësaj bime (hudhrës) assesi mos t'u afrohet xhamive tona”. (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)

 


3. Të mos lejohet shitblerja brenda xhamisë (në të gjitha sipërfaqet ku bëhet falja) ngase Pejgamberi alejhis-selam e ka ndaluar një gjë të tillë.

 


4. Të mos ngrihet zëri në xhami, sipas fjalëve të Omerit r.a. “Sikur të kishit qenë ju dy banorë të qytetit do t'ju kisha rrahur. Si guxoni ta ngreni zërin tuaj në xhaminë e Pejgamberit alejhis-selam?!”. (Fjala është për dy beduinë të cilët hynë në xhaminë e Resulull-llahut alejhis-selam dhe flitnim me zë të lartë). (Transmeton Buhariu).

 


5. T'i falë dy reqate namaz kur të hyn në xhami, sipas hadithit: “Kur ndonjëri prej jush hyn në xhami mos të ulet para se t'i falë dy reqate”. (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)

 


6. Të mos dalë nga xhamia (nëse ndodhet aty) nëse fillon të thirret ezani për namaz, sipas hadithit të Ebi Shashaut i cili ka thënë: “Ishim ulur pranë Ebu Hurejres r.a. në xhami. Ndërkohë thirri ezani e njëri prej njerëzve u nis të dalë nga xhamia. Atë e përcolli Ebu Hurejre me shikimin e tij derisa doli nga xhamia dhe tha: “Ta dini se ky e kundërshtoi Ebal Kasimin (Muhammedin alejhis-selam). (Transmeton Muslimi)



7. Të bëjë dua gjatë të shkuarit për namaz. Nga Ibni Ab-basi r. anhuma, e ai nga Resulull-llahu alejhis-selam erdhi ky hadith: ALL-LLAHUME XH'AL FI KALBI NUREN VE FI LISANI NUREN VEXH'AL FI SEM'I NUREN VEXH'AL FI BESARI NUREN VEXH'AL MIN HALFI NUREN VE MIN EMAMI NUREN VEXH'AL MIN FEUKI NUREN VE MIN TAHTI NURA. (O All-llahu im, bëj që zemra ime të ketë nur, gjuha ime të ketë nur, veshi im të ketë nur, syri im të ketë nur, bëj që prapa meje të ketë nur, para meje të ketë nur, mbi meje të ketë nur dhe nën meje të ketë nur). (Transmeton Muslimi).

Ramadann-ex  
   
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free