Ramadann-ex
 
  Faqja Kryesore
  Dergo nje mesazh
  Emra te gjinis Mashkullore
  Emra te gjinis Femrore
  Pejgamberi Muhamedi a.s
  Pejkamberi Ademi a.s
  Pejgamberi Idrisi a.s
  Pejgamberi Nuh a.s
  Pejgamberi Hud a.s
  Japim per Zotin
  Lexo per Fen Islame
  Besimi ne All-llah
  99 Emrat e allahut
  Gjumi
  Ilahi
  VOTO a ju pelqen wepi
  Ramadan
  Shoqata japim Japim per ZOTIN
  Sjellja Ne xhami
  Shkarko Ilahi
  Title of your new page
Pejkamberi Ademi a.s

    ADEMI a.s.




Zoti xh.sh. krijoi tokën dhe qiellin për disa ditë. Pastaj krijoi krijesat e para, melekët (engjëjt), të cilët e falënderojnë gjithnjë Perëndinë. Më vonë dëshiroi të krijqje Ademin a.s. dhe pasardhë-sit e tij, që të jetojnë në tokë dhe ta përmirësojë atë. Perendia, pa-ra se ta krijonte Ademin a.s., lajmëroi engjëjt se do të krijojë edhe krijesa të tjera, të cilat do të lëvizin në sipërfaqen e tokës dhe do të ushqehen me bimë prej saj. Ata u tha do ta shfrytëzojnë sipë-rfaqen e tokës, prandaj do t'ua lë sundimin mbi të. Engjëjve nuk u erdhi mirë ky lajm dhe pyetën mbi habi Perëndinë se si krijon krijesa të tjera përveç tyre, kur ata janë të mjaftë për falënderimin lavdërirain dhe adhurimin e tij.

Ata nuk kishin për qëllim t'i përziheshin Perëndisë në punët e Tij, prandaj i thanë: "Pse krijon krijesa të tilla, të cilat do të bëjnë vepra të këqija dhe do të derdhin gjak në mes vete". Perëndia iu përgjigj: "Unë di që ju nuk e dini. Unë di kë lë zëvendës në tokë dhe veproj ashtu si dua. Prej këtyre do të ketë njerëz të mirë, pej-gamberë, udhëheqës të besimit dhe adhurimit të Perëndisë".

Perëndia urdhëroi melekët që ta krijonin Ademin a.s. nga ma-teriet e tokës shumëngjyrëshe dhe ai, kaloi nëpër shumë faza, de-risa u bë trup njeriu.

E, shpirtin ia dha vetë Perëndia. Për t'i bindur engjëjt se njeriu ka nderim dhe është qenia më e përsosur, Perëndia i urdhëroi engjëjt që t'i bënin sexhde - përulje për nderim, e jo adhurim.

Të gjithë iu nënshtruan urdhrit të Perëndisë, me përjashtim të shejtanit të mallkuar, i cili me kokëfortësi theu urdhërin e Perën-disë. Ai nuk ra në sexhde dhe Perëndia e pyeti shejtanin:

"Çqka të pengoi që s're në sexhdekur të urdhërova?" Ai iu pergjigj me krenari: "Jam m'ë i m'irë n'ë çdo pikëpamje se ai (Ademi). Atë e ke krijuar nga balta (dheu), kurse mua nga dritazjarri".

Perëndia e mallkoi shejtanin dhe e largoi nga mëshira e tij përgjithmonë. Perëndia u shtroi një pyetje engjëjve, të cilës nuk mund t'i përgjigjj asnjëri nga melekët, e Ademi a.s. iu përgjigj dhe prandaj Perendia i urdhëroi melekët që ti' bënin atij sexhde-përulje.



VENDBANIMI I ADEMIT a.s. DHE I BASHKËSHORTES SË TIJ



Perëndia e urdhëroi Ademin a.s. që të banonin në Xhenet pasi për bashkëshorte i krijoi Havën. Perëndia ua lejoi atyre që të shfrytëzonin çdo gjë që kishte në Xhenet, përveç një peme. Mirëpo, shejtani i mallkuar i tradhtoi ata duke u thënë:

"Perëndia juve nukjua ka ndaluar të mos hani nga kjopemë për tjetër gjë, përveç sepsefrutat e sajju bëjnë edheju engjëj që nuk do të vdisni kurrë".

Shejtani u betua para tyre duke u thënë se njëri prej këshilltarëve të tyre. Ai këmbënguli gjithnjë e më shumë duke i lutur dhe duke perdorur fjalët ndër më të buta dhe më të urta, derisa Ademi a.s. harroi se ai ishte armiku më i madh, i cili nuk pranoi të bënë sexhdepërtë.

Perëndia ua kishte tërhequr vërejtjen Ademit dhe Havës që të ruheshin prej dreqit, duke u thënë:

"O Adem, ky ësht'ë armiku ytë dhe i bashkëshortes sate dhe ruajuni të mosju nxjerrë nga xheneti".

Pas gabimit të Ademit, Perëndia dënoi Ademin a.s. për thye-rjen e urdhërit të Tij, meqë mori kokrra nga pema e ndaluar. për këtë gabim u larguan nga Xheneti që të dy. Ademi a.s. u pendua për gabimin e bërë dhe filloi të kërkojë falje nga Perëndia. Ai ia pranoi lutjen e Ademit a.s., por në Xhenet nuk e ktheu më. Atë e la në sipërfaqe të tokës, po edhe pasardhësit e tij.



KABILI DHE HABILI



Ngjarja e bijve të Ademit a.s. është shkruar në Kur'an por em-rat e tyre nuk permenden. Emrat e tyre janë të përmendur në Tevrat: Kabil dhe Habil. Perëndia në Kur'an thotë:

"Ua lexo atyre lajmin e bijve të Ademit"



Hava, bashkëshortja e Ademit a.s. ka lindur femijë binjakë, një mashkull e një femër, dhe sipas nevojës, Perëndia i lejoi Ademit a.s. që ti martojë bijtë e vet me bijat e veta, por jo ata që kishin lindur së bashku. Prej këtyre femijëve qenë Kabili dhe Habili. Me Habilin lindi Demimja, kurse me Kabilin Vedia.

Sipas Sheriatit (ligjit të atëhershëm), Habili duhej të martohej me Vedinë, kurse Kabili me Demimen. Mirëpo, Kabili kundërshtoi, sepse Vedia, që kishte lindur me të, ishte më e bukur dhe thoshte se kishte ai përparsi që të martohej me të. për të zhdukur këtë mosmarrëveshje, babai i tyre, Ademi a.s. i urdhëroi bijët e vet që të prisnin nga një kurban, dhe kurbani i cilit të pranohej te Perëndia, ai do të ketë përparësi të martohej me Vedinë. Ata vepruan sipas urdhërit të babait. Prenë kurbanë. Kurbani i Habilit u pranua, kurse i Kabilit jo.

Kabili u zemërua me Habilin dhe i tha: "Unë do të mbys". Ky ia ktheu: "Nuk ështëfaji im që nuk t'u pranua ty kurbani. Perëndia ipranon gjërat prej atij që është më i drejtë".

Kur i tha Kabili të vellait se me të vërtetë e kishte vendusur ta mbyste, që të mos rnund të martohej me Vedinë e tij, Habili u përgjigj: "Vepro si të duash, se unë nuk vë dorë mbi ty, unë nuk dua të bëhem gjakësor, por do të behem i durueshëm, se unë i frikësohem Perëndisë".

Mirëpo, edhe pas kësaj këshille që i dha Habili, ai prapë veproi sipas mendjes së vet dhe e mbyti vëllanë e vet, kështu që habili u bë viktima e pare, kurse Kabili gjakësori i parë në botë.

Muhamedi a.s. lidhur me këtë rast thotë: "Nuk mund të mby-tet asnjë njeri mizorisht e të mos marrë pjesë në atë mëkat biri i Ademit a.s., Kabili, sepse ai është i pari nga njerezit që mbyti dikë".

Ramadann-ex  
   
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free